Phone : +383-38-726-161 | Email: [email protected]

16
Oct

Fondacioni Jeshil mundëson zgjidhjen inovative për reduktimin e humbjes së ushqimit në Kosovë

Fondacioni Jeshil shënon Ditën Botërore të Ushqimit, 16 Tetori me lansimin e platformës “foodsafe community”. Nën temën e kësaj dite “Veprimet tona janë e ardhmja jonë – prodhim më i mirë, ushqim më i mirë, një mjedis më i mirë dhe një jetë më e mirë” – lanson platformën foodsafe community, një inovacion teknologjik vendor që ka për qëllim të sjell së bashku qytetarët dhe sektorin privat në një komunitet ushqimor për tu angazhuar, shkëmbyer dhe reduktuar Hudhjen e Ushqimit në Kosovë.

            Prishtinë, Kosovë 16 Tetor 2021 (Fondacioni Jeshil).

            Fondacioni Jeshil, në Ditën Botërore të Ushqimit më 16 Tetor, pas një pune dyvjeçare bën lansimin e platformës foodsafe community, e cila është një platformë lehtësisht e çasshme që ka për qëllim të sjell së bashku komunitetin për tu angazhuar, shkëmbyer, sjellur ide të reja dhe solidarizuar në reduktimin e hudhjeve të ushqimit dhe në qëndrueshmërinë mjedisore. Eventi lansues u mbajt në hapësirat e Fondacioni 17.

            Platforma foodsafe community lidh direkt bizneset që kanë ushqim që rrezikon të hudhet për arsye të skadencës apo moskonsumimit, me qytetarët e interesuar për të konsumuar atë ushqim. I tërë ushqimi në platformën foodsafe community ofrohet FALAS për qytetarëtUX e platformës mundëson përdoruesëve lehtësi të përdorimit ku përmes disa klikimeve i tërë procesi i rezervimit dhe shkarkimit të mallit kompletohet. Çdo ushqim i shpëtuar mbron Natyrën dhe redukton kostot e bizneseve

          Aplikacioni foodsafe community është zhvilluar në kuadër të nismës “Let’s Talk About Food Waste” i cili është një pilot projekt që synon të iniciojë një dialog publik të udhëhequr nga komuniteti dhe palët e tjera të interesit në Kosovë mbi ndikimet socio-ekonomike, politike dhe mjedisore të Mbeturinave Ushqimore dhe pilotimin e zgjidhjeve inovative për këtë problem. Nisma “Let’s Talk About Food Waste” zbatohet nga Fondacioni Jeshil nga Janari 2020, në kuadër të konsorciumit të projektit HumanRightivism i cili mbështetet nga Qeveria Suedeze dhe menaxhohet nga Community Development Fund. Gjithashtu, kjo nismë mbështetet nga “Programi i Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën”, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

You are donating to : Follow Us

How much would you like to donate?
$10 $20 $30
Would you like to make regular donations? I would like to make donation(s)
How many times would you like this to recur? (including this payment) *
Name *
Last Name *
Email *
Phone
Address
Additional Note
paypalstripe
Loading...