Phone : +383-38-726-161 | Email: [email protected]

05
Dec

Dita Botërore e Dheut

Fondacioni Jeshil i bashkangjitet shënimit të Ditës Botërore të Dheut, për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve të Kosovës mbi ndalimin e kripëzimit dhe rritjes së produktivitetit të dheut.

            Për të promovuar praktika të mira, Fondacioni Jeshil do të lansojë projektin e zhvilluar për prodhim komercial të plehut organik të skrajave të dheut në Lipjan. Mbështetja institucionale ndaj fermerëve për edukim, trajnim, subvencionim të plehrave inorganike, krijimin e infrastrukturës për kompostim, etj., mbetet e rëndësishme.

            Lipjan, Kosovë, 5 Dhjetor 2021 (OJQ Fondacioni Jeshil).

            Fondacioni Jeshil, ka kënaqësinë që me rastin e Ditës Botërore së Dheut të bëj lansimin e projektit Valorizimi i kompostimit përmes rritjes komerciale të skrajave në Lipjan. Përmes këtij projekti është mundësuar ngritja e kapaciteve prodhuese të një fermeri në komunën e Lipjanit për prodhim të plehut organik të skrajave për treg. Ky projekt është zhvilluar si një biznes model me qëllim për të mbështetur ekonominë e gjelbër lokale në Kosovë duke valorizuar kompostimin përmes kultivimit të skrajave me një kapacitet prej 2,000 ton në vit përpunim të mbeturinave organike.

            Dheu si një faktor esencial për jetë, është i rrezikuar nga forma të ndryshme të degradimit, natyrore dhe formave të dëmshme të aktivitetit njerëzor, sic janë: shpyllëzimi, përdorimi i fertilizuesve jo të qëndrueshëm, ujitja në cilësi të dobët ose ujë të pamjaftueshëm. Impaktet e kësaj dukurie janë të shumëfishta, si: reduktimi i produktivitetit agrikulturor, rritja e erosionit të tokës, reduktimi i kapacitetit buferik dhe filtrues ndaj kontaminantëve, zvogëlimi i plleshmërisë së tokës dhe pranisë së mikronutrientëve.

            Tashmë fermerët kanë mundësi të reduktojnë shfrytëzimin e plehrave inorganike të cilat në plan afatgjatë e dëmtojnë strukturën e tokës dhe e zvogëlojnë plleshmërinë e saj dhe ti zëvendësojnë ato me produkte organike, miqësore ndaj mjedisit dhe shumë herë më të dobishme dhe produktive e cila rrit produktivitetin dhe përmirëson strukturën e dheut. .

            Pjesëmarrës në ceremoni do të jenë Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Planifikim Hapësinor, Infrastrukturë dhe Mjedis, znj. Fitore Pacolli-Dalipi si dhe përfaqësues të GIZ.  

            Projekti është i mbështetur nga Qeveria Gjermane nëpërmjet Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, i zbatuar nga Fondacioni Jeshil në partneritet me Komunën e Lipjanit dhe n.p.t. “Parajsa”.

You are donating to : Follow Us

How much would you like to donate?
$10 $20 $30
Would you like to make regular donations? I would like to make donation(s)
How many times would you like this to recur? (including this payment) *
Name *
Last Name *
Email *
Phone
Address
Additional Note
paypalstripe
Loading...