Phone : +383-38-726-161 | Email: [email protected]

01
Apr

U MBAJT EDICIONI I 2-TË I ENTROPY FEST

(March 18th-19th, 2022)

U mbajt Edicioni i 2-të i Festivalit Mjedisor për Prosperitet të Përbashkët – ENTROPY Fest, më 18 dhe 19 Mars 2022, në Kino ARMATA.

 

Prishtinë, Kosovë, më 21 Mars 2022 (Fondacioni Jeshil)

 

Fondacioni Jeshil ka organizuar edicionin e dytë të Festivalit ENTROPY – Festivali Mjedisor për Prosperitet të Përbashkët, më 18 dhe 19 Mars, 2022, nën temën “Mbeturinat Ushqimore”.

 

ENTROPY Fest është një organizim multimedial, që ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit në Kosovë për Mbeturinat Ushqimore dhe Veprimin Klimatik. Hapja e festivalit u mbajt më 18 Mars, në Kino ARMATA, duke filluar nga ora 18:00. Festivali filloi me një fjalim hapës nga z.Xhevdet Gegollaj, Drejtor i Fondacioni Jeshil dhe vazhdoi me premierën e dokumentarit “Mbeturinat Ushqimore: Dialog publik mbi reformimin e sistemeve ushqimore në Kosovë” të realizuar në kuadër të nismës “Let’s Talk About Food Waste”.

 

Pas premierës së dokumentarit, pasoi diskutimi në panel ku u diskutuan tema lidhur me mbeturinat, mjedisin dhe politikat progresive me znj. Deputeten Fitore Pacolli, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë dhe z. Xhevdet Gegollaj, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Jeshil. Diskutimit iu bashkuan edhe fëmijët e pranishëm në sallë me pyetjet e tyre. Pas përfundimit të diskutimit, u mbajt një gosti për të gjithë të pranishmit.

 

Dita e dytë e festivalit u mbajt Disco Soup dhe Climate Fresk organizuar në partneritet me CAA – Climate Awareness Association dhe lokali Servis Fantazia, duke filluar nga ora 12:00 dhe deri në ora 16:00, ku të interesuarit patën rastin të testojnë njohuritë e tyre në çështjet lidhur me ndryshimet klimatike si dhe të shijojnë supën e përgatitur me perimet e shpëtuara nga mbeturinat.

 

ENTROPY Fest organizohet në kuadër të nismës “Let’s Talk About Food Waste” e cila synon të iniciojë një dialog publik të udhëhequr nga komuniteti dhe palët e tjera të interesit në Kosovë mbi ndikimet socio-ekonomike, politike dhe mjedisore të Mbeturinave Ushqimore dhe pilotimin e zgjidhjeve inovative për këtë problem.

Nisma “Let’s Talk About Food Waste” zbatohet nga Fondacioni Jeshil në kuadër të konsorciumit të projektit HumanRightivism i cili mbështetet nga Qeveria Suedeze dhe menaxhohet nga Community Development Fund (CDF)

 

 

 

 

You are donating to : Follow Us

How much would you like to donate?
$10 $20 $30
Would you like to make regular donations? I would like to make donation(s)
How many times would you like this to recur? (including this payment) *
Name *
Last Name *
Email *
Phone
Address
Additional Note
paypalstripe
Loading...