Phone : +383-38-726-161 | Email: [email protected]

20
May

Njoftim – Nisma #KrejtPërBletë

Për nder të 20 Majit, Ditës Botërore të Bletëve, Fondacioni Jeshil lanson nismën #KrejtPërBletë me moton “Mbill një farë për të ardhme të mbarë.”

Nisma #KrejtPërBletë synon angazhimin qytetar për ndërgjegjësim mbi çështjet si: siguria ushqimore, ndryshimet klimatike, si dhe hapat që mund ti ndërmarrim për të bashkëjetuar me natyrën..

Prishtinë, Kosovë 20 Maj 2021 

Bletët luajnë rol të rëndësishëm në funksionimin e duhur të ekosistemit. Përmes polenizimit të bimëve, bletët ndihmojnë njerëzimin për prodhim të ushqimit. Prandaj, në këtë ditë, njerëzimi njeh vlerat e shumta të bletës.

Nisma #KrejtPërBletë bën thirrje për pjesëmarrje dhe angazhim qytetar për të mirën e biodiversitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke u bazuar në solidaritet dhe respekt për ndërlidhshmërinë mes njerëzimit dhe natyrës. Së bashku mund të ruajmë një ndër mbrojtësit më të çmuar të planetit tonë: bletën.

Bëhuni pjesë e kësaj nisme, mbjellni bimë që ndihmojnë dhe ushqejnë bletët.

“Mbill Një Farë Për Të Ardhme Të Mbarë.”

“Let’s Talk About Food Waste” është pilot projekt që synon të iniciojë një dialog publik të udhëhequr nga komuniteti dhe palët e tjera të interesit në Kosovë mbi ndikimet socio-ekonomike, politike dhe mjedisore të Mbeturinave Ushqimore dhe pilotimin e zgjidhjeve inovative për këtë problem.

“Let’s Talk About Food Waste” zbatohet nga Fondacioni Jeshil në kuadër të konsorciumit të projektit HumanRightivism i cili mbështetet nga Qeveria Suedeze dhe menaxhohet nga Community Development Fund. Gjithashtu, kjo nismë mbështetet nga “Programi i Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën”, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

You are donating to : Follow Us

How much would you like to donate?
$10 $20 $30
Would you like to make regular donations? I would like to make donation(s)
How many times would you like this to recur? (including this payment) *
Name *
Last Name *
Email *
Phone
Address
Additional Note
paypalstripe
Loading...