Phone : +383-38-726-161 | Email: [email protected]

29
Dec

Disco Soup Pristina – 2

Fondacioni Jeshil në partneritet me Miqt Pub organizon edicionin e dytë të Disco Soup Pristina me temën “Miqtë e Ushqimit”. Qëllimi i këtij eventi është të gatuhet me pemë dhe perime sezonale që janë mbledhur nga vullnetarët në shitore, pazare dhe ferma në rajonin e Prishtinës, të cilat për shkak se janë pjesërisht të dëmtuara apo të ‘shëmtuara’ janë destinuar për mbeturina sepse nuk përputhen me standardet estetike tregtare.Sot, 1/3 e ushqimit të prodhuar për konsum përfundon në mbeturina. Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara (FAO), kursimi i 25% të sasisë së ushqimit të humbur, do të ishte i mjaftueshëm për të ushqyer 870 milion njerëz të kequshqyer në botë momentalisht. Si përgjigje ndaj kësaj situate, eventet e Disco Soup organizohen me qellim të bashkimit të njerëzve të ndryshëm në hapësirë publike për të edukuar dhe ndërgjegjësuar për mbeturinat ushqimore, duke gatuar, vallëzuar e festuar së bashku në emër të reduktimit të Mbeturinave Ushqimore. Parimet kryesore të Disco Soup përfshijnë: përdorimi i ushqimit të destinuar për mbeturina, organizohet me vullnetarë, gatuhet shujta me ushqimin e mbledhur, hahet, diskutohet dhe vallëzohet.Në përputhje me masat pandemike, Fondacioni Jeshil fton një numër të kufizuar të pjesëmarrësëve në këtë edicion të Disco Soup Pristina. Organizatori ruan të drejten e refuzimit të hyrjes nëse numri i pjesëmarrësëve kalon kufizimin e lejuar me ligj. Hyrja dhe ushqimi janë GRATIS.Disco Soup Pristina zbatohet në kuadër të nismës “Let’s Talk About Food Waste” e cila synon të iniciojë një dialog publik të udhëhequr nga komuniteti dhe palët e tjera të interesit në Kosovë mbi ndikimet socio-ekonomike, politike dhe mjedisore të Mbeturinave Ushqimore dhe pilotimin e zgjidhjeve inovative për këtë problem. Nisma “Let’s Talk About Food Waste” zbatohet nga Fondacioni Jeshil në kuader të konzorciumit të projektit HumanRightivism i cili mbështetet nga Qeveria Suedeze dhe menaxhohet nga Community Development Fund.Gjithashtu, kjo nismë mbështetet nga “Programi i Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën”, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

https://www.facebook.com/events/839866560146095/

You are donating to : Follow Us

How much would you like to donate?
$10 $20 $30
Would you like to make regular donations? I would like to make donation(s)
How many times would you like this to recur? (including this payment) *
Name *
Last Name *
Email *
Phone
Address
Additional Note
paypalstripe
Loading...