Phone : +383-38-726-161 | Email: [email protected]

12
Aug

Dita Nderkombetare e Rinise

Çdo vit në mbarë botën më datën 12 Gusht shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë. Kjo ditë shënohet më qëllimin që të sjellë  vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare në çështjet e të rinjëve dhe për të festuar potencialin e të rinjve si partnerë në shoqërinë e sotme globale. 

Këtë vit kjo ditë shënohet nën temën “Transformimi i Sistemeve Ushqimore: Inovacioni i të Rinjve për Shëndetin Njerëzor dhe Planetar”.  

Marrë për bazë gjendjen aktuale në të cilën po jetojmë dhe aq më tepër kur jemi të dëshmitarë se si pandemia COVID-19 ka shtuar presionet në sistemet ushqimore aktuale duke ç’rregulluar tregjet dhe zinxhirët e furnizimit në të gjithë botën dhe duke vënë kështu në pikëpyetje mirëqenien e njerëzimit, angazhimi i të rinjëve është domethënës në transformimin e sistemeve ushqimore drejt sistemeve më të qëndrueshme, ushqimit më të shëndetshëm si dhe një mirëqenieje më solide. 

Duke pasur parasysh rolin dhe potencialin e tyre në procese mjaft domethënëse krahas rreziqeve që po i kanosen planetit tone, ne i bashkohemi thirrjes së Kombevë të Bashkuara që “rinia të vihet në qendër dhe ti jepet përparësi në diskutime të tilla. Ata duhet të shihen si kontribues dhe partnerë themelorë drejt identifikimit të zgjidhjeve të reja dhe inovative dhe zbatimit të mëtutjeshëm për promovimin e: një bujqësie më të mirë, vlerave të qëndrueshme për planetin tonë dhe një mënyrë jetese të shëndetshme” 

Nisma “Let’s Talk About Food Waste” është pilot projekt që synon të iniciojë një dialog publik të udhëhequr nga komuniteti dhe palët e tjera të interesit në Kosovë mbi ndikimet socio-ekonomike, politike dhe mjedisore të Mbeturinave Ushqimore dhe pilotimin e zgjidhjeve inovative për këtë problem. 

Nisma “Let’s Talk About Food Waste” zbatohet nga Fondacioni Jeshil në kuadër të konsorciumit të projektit HumanRightivism i cili mbështetet nga Qeveria Suedeze dhe menaxhohet nga Community Development Fund. Gjithashtu, kjo nismë mbështetet nga “Programi i Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën”, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). 

You are donating to : Follow Us

How much would you like to donate?
$10 $20 $30
Would you like to make regular donations? I would like to make donation(s)
How many times would you like this to recur? (including this payment) *
Name *
Last Name *
Email *
Phone
Address
Additional Note
paypalstripe
Loading...